“Zoti më thirri unë thash jo!”, Madonna rrëfen eksperiencën e vështirë në prag të vdekjes

Estimated read time 2 min read


Gjatë koncertit të parë (nga pesë koncertet e saj) në Los Angeles, Madonna i tha audiencës se kishte pasur një përvojë afër vdekjes. Artistja, siç kishte bërë edhe herë të tjera, riktheu problemet shëndetësore që përjetoi verën e kaluar, kur përfundoi në terapi intensive për shkak të një infeksioni bakterial.

Një periudhë shumë e vështirë, në të cilën rrezikoi jetën e saj dhe ishte në koma të shkaktuar nga mjekët për disa ditë. Në fjalimin e saj në skenë, këtë herë Madonna shtoi një detaj të papublikuar: “Kam pasur një përvojë afër vdekjes. Nuk po bëj shaka, ishte e frikshme, edhe nëse e kuptova më vonë, sepse isha në koma të induktuar”.

Këngëtarja shtoi se kur u zgjua nga koma, fjala e parë që tha ishte “jo”, siç i tha asistentja e saj. Një refuzim që Madonna thotë se ia drejtoi Zotit, që po e thërriste: “A do të vish me mua? Eja këtu me ne.. Dhe unë i thashë jo, jo, jo!”

Pas kësaj historie befasuese, Madonna u pushtua nga dashuria e fansave që erdhën në koncert dhe bënë të ndjehet prania e tyre me duartrokitje të gjata. Madonna më pas falënderoi një person të veçantë, të pranishëm në audiencën e koncertit të saj, doktorin David Agus, një nga mjekët që e trajtuan gjatë shtrimit në spital dhe më gjerë.

“Ai duhej të merrte kaq shumë telefonata nga unë, kur isha vërtet e sëmurë, saqë lodhesha të shkoja nga shtrati në banjë. E telefonoja çdo ditë duke e pyetur pse nuk kisha energji dhe kur ajo do të kthehej. Ai thjesht më këshilloi të dilja në diell”.

Sidoqoftë ishte e vështirë edhe të dilte në oborr, çdo shëtitje e vogël i dukej si një maratonë: “Nuk e dija se kur do të isha përsëri vetvetja”. Për fat të mirë, mbretëresha e pop-it është rikuperuar plotësisht dhe ka bërë turne nëpër botë që nga tetori i kaluar




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: