Xhensila Myrtezaj kopjon këngën e Konstantinos Argiros?

Estimated read time 1 min read


Vetëm pak më parë këngëtarja ka publikuar pak nga kënga e saj e re, e cila nga teksti i këngës duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfunduar në ndarje, e cila është marrë përsëri nga ndjekësit si dedikim për Bes Kallakun.

Ndërkaq, ajo që është vënë re tek kënga e re e Xhensilës është ngjashmëria e madhe e melodisë së këngës me melodinë e këngës së këngëtarit grek Konstantinos Argiros, e titulluar “Athina Mou”.

Vlen të theksojmë se Konstantinos është një këngëtar shumë i njohur grek dhe këngët e tij janë hite në vendin e tij dhe jo vetëm.

Kënga “Athina Mou” është një projekt që ka lënë një shije të mirë tek të gjithë të apasionuarit pas muzikës dhe nuk kishte se si të mos frymëzonte as këngëtarët tanë.



https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: