Vëllau i boksierit të vrarë në Gjermani tregon se si ndodhi ngjarja – Telegrafi

Estimated read time 2 min read


Boksieri kosovar, Besar Nimani, u vra sot (e shtunë) në Bielefeld të Gjermanisë. Këtë lajm tashmë e ka konfirmuar edhe vëllau i të ndjerit, Berat Nimani.

Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas tij vrasja ka ndodhur në pritë.

Postimi i plotë i Berat Nimanit (pa ndërhyrje)

“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”.

Sipas informacioneve të mëtejshme nga mediumi gjerman nius.de, Nimani është gjuajtur me gjashtë plumba, ndërsa sulmi është orkestruar nga një grup prej katër deri në gjashtë persona, të cilët kanë pritur momentin kur tashmë i ndjeri doli nga restoranti për të kryer aktin.

Një familjar i të ndjerit ka konfirmuar për mediumin në fjalë se motivi i krimit ka qenë një mosmarrëveshje disa vite më parë.

Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur./Telegrafi/





Source link

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: