U raportua për vetëvrasjen e tij në burg, vëllai i Dani Avles zbulon të vërtetën e mbrojtësit – Telegrafi

Estimated read time 2 min read


Dani Alves është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg muajin e kaluar për shkak të akuzave për përdhunim.

Mirëpo në mbrëmjen e së shtunës shumë lajme të rreme kanë qarkulluar në rrjetet sociale kinse ish-mbrojtësi brazilian ka bërë vetëvrasje në burg ku ndodhet.

Menjëherë ka reaguar vëllai i Dani Alves duke thënë se do të padisin personin Paulo Albuquerque me bazë në Rio De Janeiro për postimin në rrjetet sociale.

Vëllai i Alves, Ney është futur ‘Live’ në Instagram duke zbuluar të vërtetën e kësaj.

“Sa mizore mund të jenë qeniet njerëzore. Ai tanimë është dënuar, a nuk mjafton kjo? Tani çmenduria është se njerëzit e duan atë të vdekur. Ata duan të shohin vëllain tim të vdekur. Sa mizore është kjo”, ka thënë Ney Alves.

“Babai im është më shumë se 70 vjeç dhe nëna më shumë se 60. A nuk kanë familje njerëz si ky?”, ka thënë vëllai i Dani Alves.

Familja e Alves dhe avokatët e tij po mendojnë të padisin personin në fjalë në gjykatat braziliane për shpifje. /Telegrafi/





Source link

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: