Osmani falënderon ish-presidentin Clinton, në 25-vjetorin e çlirimit

Estimated read time 1 min read


Qendra Presidenciale “Clinton” ka shpërndarë deklarimin e famshëm të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, pas 79 ditëve të bombardimeve të NATO-s në Serbi.

“25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që me sukses përjashtoi forcat serbe, duke i dhënë fund represionit dhe kampanjës për spastrim etnik prej një dekade, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Veprimi ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008” thuhet në postimin e Qendrës “Clinton”.

Të njëjtën e ka shpërndarë ish-presidenti Bill Clinton, i cili ka falënderuar për 25 vjet paqe në Kosovë, raporton Indeksonline.

E presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar ish-presidentin Clinton, duke deklaruar se ai e ka mundësuar këtë paqe.

“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, shkroi Osmani në “X”.




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: