Momenti kur luftanija britanike rrëzon dy dronë të Huthi në Detin e Kuq – Telegrafi

Estimated read time 1 min read


Ky është momenti kur luftanije britanike HMS Richmond, rrëzon dy dronë të Huthi në Detin e Kuq.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps ka thënë se incidenti i mbrëmshëm detyroi luftanijen britanike të aktivizohet që të zmbraps sulmet e Huthi në Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar nga ministria britanike e Mbrojtjes, shfaq disa drita të dronëve në qiell si dhe raketat që godasin në ajër fluturaket e Huthi.

Një video tjetër, shfaq luftanijen që shkrep breshëri plumbash në ajër – duke rrëzuar dronët e Huthit që kanë për cak anijet civile.

Në anën tjetër, Qendra Komanduese e ushtrisë amerikane ka njoftuar se nga ky aksion janë rrëzuar 15 dronë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit në orët e para të shtunës. /Telegrafi/

Klikoni këtu që të shfaqet lëndë nga www.dailymail.co.uk





Source link

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: