Ministria e Shëndetësisë në Gaza pretendon se numri i të vrarëve palestinezë nga 7 tetori, ka shkuar në mbi 31 mijë – Telegrafi

Estimated read time 1 min read


Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza që udhëhiqet nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva ushtarake izraelite nga 7 tetorit i vitit të kaluar, ka shkuar në 31 mijë.

Nga kjo ministri thonë se numri i palestinezëve të vrarë më saktë është 31.045, kurse 72.654 tjerë janë plagosur.

Ata nuk bëjnë dallime mes luftëtarëve të Hamasit të vrarë si dhe civilëve, që i përfshijnë në këto shifra, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Izraeli vazhdimisht akuzon këtë ministri për fryrje të numrave dhe manipulime, duke mohuar kategorikisht të dhënat.

Ndryshe gjendja në Rripin e Gazës vazhdon të jetë shumë e rëndë, kurse civilët po ballafaqohen me mungesë të madhe të ushqimit dhe ujit të pijshëm. /Telegrafi/





Source link

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: