Merret vendimi për burrin që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

Estimated read time 1 min read


Burri nga Prizreni që u pa duke e rrahur brutalisht gruan e tij është arrestuar.

Ndaj tij është marrë masa e ndalimit prej 48 orëve.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se për procedurat tjera do të informojnë me kohë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pas publikimit të videos ku ai shihet duke ushtruar dhunë të tmerrshme fizike ndaj gruas së tij.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga prokurori, ku prezentë ka qenë edhe viktima.




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: