Kush vendosi që Rugova të mos udhëtonte më nga aeroportet maqedonase

Estimated read time 1 min read


Udhëtimet e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova jashtë si dhe kthimet e tij në Kosovë në dekadën para çlirimit të Kosovës kryesisht bëheshin nëpërmjet Tiranës.

Para se aeroporti i Tiranës të bëhej pika kyçe e nisjeve të Rugovës, ai me grupin e tij në fillim kishin shfrytëzuar aeroportin e Shkupit.

Mirëpo, sipas Adnan Merovcit, që atë kohë kishte pozitën e përgjegjësit për sigurinë e presidentit Rugova, pothuajse shumëçka rreth udhëtimeve të tyre do të ndërronte në vitin 1993.

“Më 5 mars dhe 20 nëntor të vitit 1993 u rrëzuan dy aeroplan, njëri në Shkup, tjetri në Ohër me mbi 200 viktima, kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë. Këto fatkeqësi nuk u zbuluan siç duhet asnjëherë”, u shpreh Merovci.

Ai tregoi se këto dy fatkeqësi ishin edhe shkaku kryesor që të vendoste që fluturimet e ardhshme të Rugovës t’i shmangeshin aeroporteve maqedonase dhe të shfrytëzohej aeroporti i Tiranës.




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: