“Krejt dhe drejt bisedën me Milanin” – Veterani i UÇK-së protestë para kuvendit, kërkon shkarkimin e Kusari-Lilës

Estimated read time 2 min read


Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka zgjedhur ditën e çlirimit që të kërkojë shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas bisedës që ajo ka bërë me kryekriminelin Milan Radoiçiq.

Ai ka vendosur disa postera në hyrje të Kuvendit të Kosovës, pak minuta para nisjes së seancës solemne e cila mbahet pikërisht për nderë të 25 vjetorit të çlirimit.

Ai ka thënë se Kurti e ka shansin historik që sot ta shkarkojë Kusari-Lilën.

“Në vend se ta festojmë ne sot 25 vjetorin, çlirimin e Prishtinës, Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, neve na ka ngucur edhe na ka ofenduar duke biseduar me këtë kriminelin, Milanin, ky është kriminel dhe ka biseduar me urdhrin e Albin Kurtit, atë e ka shef, dhe me urdhrin e tij ka biseduar se e ka shef. Albin Kurti e ka flamurin kombëtar, për bashkim kombëtar me arsye e kam qitë duke e shikuar dhe duhet ta shkarkojë këtë ditë të çlirimit të Kosovës, ta shkarkojë Mimozën për arsye shumë të njohura se Mimoza ka incizime që ka folur me këtë kriminelin. Kurti e ka shansen historike ta shkarkojë Mimozën”, tha ai duke mos dashur ta tregojë emrin.




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: