​Krasniqi takohet me ambasadorin francez​, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Estimated read time 1 min read


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në selinë e PDK-së për takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në njoftim thuhet se të dy kanë folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.

 




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: