Kanë pritur që unë të vi në pushtet e ta kryej Asociacionin e Thaçit, a? Është absurde

Estimated read time 2 min read


Kryeministri Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë që ta nënshkruajnë Marrëveshjen Bazike dhe të ecin para.

Kurti po ashtu tha se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është dashur që “ta kryejnë këta me Hashim Thaçin”.

“Këta kanë pritur që unë vi në pushtet dhe ia kryej Asociacionin e Hashim Thaçit a? Nuk është reale kjo punë, është absurde”.

“Paskan pritur që të vijë unë që e kundërshtoja ‘Zajednicën’ dhe ta kryejmë ‘Zajednicën’. Jo, ne kemi marrëveshje të re. Marrëveshja e re është Marrëveshja Bazike me aneks të zbatimit. Neni 7 thotë vetëmenaxhim i komunitetit serb”, tha Kurti në A2CNN.

Më tej, Kurti tha se nuk e mohon ekzistencën e marrëveshje të mëparshme, por sipas tij, marrëveshja bazë për Asociacionin e vitit 2013 e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb, Ivicia Daçiqi i ka 15 pika, ku tha se 6 janë për siç e quajti ai “Zajdenicën”, kurse 4 janë për integrimin e serbëve.

“Marrëveshjen më të dashur që e ka Serbia, ajo i kërkon vetëm 6 nga 15 pikat. Ndërkohë 60% që e ka shkelur vetë, nuk do që ta përmendim. Marrëveshja e vitit 2013 është shkelur nga Serbia sepse Beogradi ka dhënë urdhër më 5 nëntor 2022, katër kryetarëve në veri, 10 deputetëve në parlament dhe të gjithë policëve, gjykatësve dhe prokurorëve në veri të japin kolektivisht dorëheqje. Nuk mund të kërkosh nga unë që të zbatojë 40% e një marrëveshjeje që 60% e ka të shkelur”, tha Kurti.




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: