Fëmijët e Liridona Murselit shkojnë drejt Suedisë, merren në përkujdesje nga shteti

Estimated read time 2 min read

Dy fëmijët e të ndjerës Liridona Murseli kanë udhëtuar të shtunën (9 Dhjetor) drejt Suedisë. Sipas mediave kosovare, shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjithashtu ditën e djeshme (9 Dhjetor) u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Naim Murseli akuzohet për “vrasje të rëndë në bashkëpunim”, Granit Plava për “vrasje të rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: