Digjet në Allias makina e personazhit të njohur në “TikTok”, Kozak: Po nuk e gjeti shteti autorin, do e gjej vetë!

Estimated read time 2 min read

Kozak paralajmëron se nëse shteti nuk gjen autorët, do të merret personalisht me këtë rast.

 

Digjet gjatë natës një makinë në zonën e Alliasit. Mjeti rezulton në pronësi të personazhit të njohur në ‘Tik Tok’, Kozak Braçi. Ky i fundit ka ndarë pamjet nga zjarri i cili ka nisur në orën 4 të mëngjesit. 

Në pamje dallohet Policia e shtetit e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Kozak paralajmëron se nëse shteti nuk gjen autorët, do të merret personalisht me këtë rast. 

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj“, shkruan ai.

Digjet në Allias makina e personazhit të njohur në

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Digjet në Allias makina e personazhit të njohur në

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: