Burri në Fushë Kosovë e keqtrajton fizikisht bashkëshorten, përfundon në pranga të Policisë

Estimated read time 2 min read


Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një 32-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.



https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: