Akuzat për ngacmim seksual, Kevin Spacey shpërthen në lot

Estimated read time 1 min read


Akuzat për ngacmim seksual i kanë kushtuar rëndë aktorit Kevin Spacey. Vitet e fundit shumë kompani të njohura kimenatografike refuzuan të bashkëpunonin me aktorin ndëra përveç karrierës janë prekur rëndë edhe financat e tij.

Aktori i Hollivudit gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan shpjegoi se ai është në prag të falimentimit pasi duhet të paguajë shumë tarifa ligjore. 64 vjeçari zbuloi gjithashtu gjatë intervistës se shtëpia e tij në Baltimore ka dalë në shitje pasi ai nuk mund të përballojë më të paguajë faturat.

Spacey ishte një nga fytyrat më të njohura në Hollywood derisa u ngritën akuzat për ngacmim seksual.

Ai u pushua nga seriali i Netflix “House of Cards” në 2017 pasi u akuzua për ngacmim ndaj aktorit Anthony Rapp kur ai ishte 14 vjeç dhe Spacey ishte 26 vjeç.

Aktori është fitues i dy çmimeve Oscar si aktori më i mirë dytësor për filmin “The Usual Suspects” në 1996 dhe aktori më i mirë në 2000 për American Beauty, i cili gjithashtu i dha atij një çmim Bafta.




https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shqipapp.bechook

Mund te ju pelqej: